Njohja dhe raporti mes Brikena Selmani dhe Mateo Borri brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania duket se tashmë ka marrë edhe mbështetjen e familjarëve të tyre.

Një detaj i vënë re së fundmi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve: llogaritë zyrtare në Instagram të dy banorëve kanë nisur të ndiqen me njëra-tjetrën. Duke qenë se profilet e tyre menaxhohen nga familjarët gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVIP, ky veprim është interpretuar si një sinjal i qartë miratimi për afrimin dhe raportin mes tyre.

Veprimi në rrjetet sociale është parë si një “bekim” i heshtur për lidhjen Brikena–Mateo, duke treguar se familjarët tashmë e mbështesin raportin mes dy të rinjve.

Familjarët japin “bekimin” për lidhjen Brikena-Mateo/

Historia mes tyre nuk është e re. Brikena dhe Mateo njihen prej rreth katër vitesh, ndërsa ishte Mateo ai që gjatë hyrjes në spektakël zbuloi se mes tyre kishte ekzistuar një lidhje në të kaluarën. Ai rrëfeu gjithashtu se në atë periudhë familjarët e Brikenës nuk kishin qenë dakord me raportin e tyre.

Familjarët japin “bekimin” për lidhjen Brikena-Mateo/

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se qëndrimet kanë ndryshuar. Ndjekja reciproke e llogarive në Instagram dhe sinjalet e dhëna nga jashtë shtëpisë sugjerojnë se çdo rezervë e mëparshme është tejkaluar dhe se familjarët tashmë e mbështesin afrimin e tyre.

Raporti mes Brikenës dhe Mateos vijon të jetë një nga historitë më të komentuara të këtij edicioni, duke tërhequr vëmendjen e publikut si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë së BBVIP.