UEFA ka marë vendim për ngritjen e një procesi disiplinor kundër skuadrave  serbe Partizani dhe Cërvena Zvezda si dhe  ndaj rusëve të Zenitit.

Kjo ka ardhur si rezultat sepse tifozët e të trja  skuadrave në ndeshjet e tyre të fundit të Ligës së Europës, kanë shpalosur pankarta përmes së cilave kanë përkrahur kriminelin e luftës Ratko Mlladiç ndaj vendimit me burgim të përjetshëm që i dha Gjykata e Hagës.

Sipas mediave lokale dënimin më të madh që do ta marrin Partizani,Cërvena Zvezda dhe Zeniti do jetë mbyllja e dyerve për tifozët e tyre në ndeshjet e ardshme.