Vajza e vogël e Presidentit Donald Trump duket se ka filluar pushimet e saj luksoze.

Tiffany është fotografuar së fundmi në Kapri të Italisë.

Tiffany ndodhet në brigjet italiane së bashku me nënën e saj, ish-bashkëshorten e Trump, Marla Maples.

Fotot janë kapur teksa ato qëndronin së bashku mbi një jaht luksoz, ndërsa shoqëroheshin edhe nga agjentë të shërbimeve sekrete, shkruan “Daily Mail.”