MODELJA PËRMETARE TASHMË VELINA E RE E “FIKS FARE”


Eshte nje nga ato vajzat tipike qe modestisht nuk e fsheh as bukurine dhe as origjinen e saj. Nuk trembet nga etiketimet bajate qe ua atashojne femrave qe bien ne sy dhe ashtu kembengulese tregon se di te jete dikush ne Tiranen ku kaotizmi ben ligjin.

Vajza simpatike permetare Vangjelia Telo pasi perfundoi studimet ne gazetari, iu perkushtua modelingut dhe fale tipareve, parametrave dhe ciltersise se saj sot prezantohet me nje tjeter profil. Mes 150 vajzave te bukura nga gjithe vendi u perzgjodh velina më e re e programit legjendar “Fiks fare”…
Tani keni me teper arsye te ndiqni ekranin e “Top Channel”! /Bledi Mane