Big Brother VIP ka hapur zyrtarisht edicionin e tij të pestë dhe që në ditët e para atmosfera në shtëpi është shoqëruar me debate dhe përplasje mes banorëve. Një nga situatat më të komentuara ka qenë ajo mes Ilir Vrenozit dhe Selit, e lidhur drejtpërdrejt me sjelljen e Kristit.

Gjatë diskutimit, Vrenozi shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke përdorur ironi dhe tone thumbuese për atë që kishte ndodhur. Ai pretendoi se ishte lënë qëllimisht të flinte në divan dhe se veprimet e Kristit nuk kishin qenë aspak të rastësishme. “Më thoshte ik shtrihu, më latë aty, më mbuluat dhe pastaj doli ky skuthi e na solli këtu”, u shpreh Vrenozi, duke nënvizuar pakënaqësinë e tij.

Në debat ndërhyri edhe Brikena, e cila tha se e kishte kuptuar lojën e Kristit, edhe pse nuk e artikuloi hapur. Sipas saj, situata ishte krijuar me qëllimin që Vrenozi të pushonte dhe të flinte në divan. Përplasja u shoqërua me batuta dhe komente ironike, ku Vrenozi e cilësoi Kristin si “skuth me të qeshur të ngjeshur”, duke e akuzuar se vepron për interesa të vogla personale.