Përplasja mes tre banorëve të Big Brother VIP Albania – Gretës, Rogertit dhe Joelës – është kthyer në një nga momentet më të diskutuara të ditës në rrjetet sociale.

Debati nisi kur Greta akuzoi Rogertin duke e quajtur atë “manjak”, ndërsa situata degradoi shpejt në ofendime dhe tension mes banorëve. Në kulmin e debatit, Greta ofendoi edhe Joelen dhe më pas pështyu në drejtim të saj, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar brenda shtëpisë.

Përveç kësaj, ajo hodhi edhe një akuzë të rëndë ndaj Rogertit, duke pretenduar se ai e kishte prekur në të pasme gjatë përplasjes. Kjo deklaratë ka ndezur debat të fortë në rrjet, ndërsa shumë përdorues po analizojnë pamjet e incidentit.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti kur Greta merr shishen e ujit të Joelës dhe e fsheh pas shpine. Joela i kërkon disa herë t’ia kthejë, por përballet me refuzimin e Gretës.

Në këtë moment ndërhyn Rogerti, i cili i merr shishen Gretës për t’ia dorëzuar Joelës. Pikërisht kjo ndërhyrje duket se shënon edhe momentin kur situata përshkallëzohet dhe nis përplasja e ashpër mes tyre.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse veprimi i Rogertit mund të konsiderohet si një prekje e qëllimshme fizike, siç pretendon Greta. Situata pritet të diskutohet dhe të sqarohet më gjerësisht në Prime-n e radhës të së shtunës.