Tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku
Janë publikuar pamjet e ngjarjes ku Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, u plagos me armë disa ditë më parë në një lokal në Durrës.
Në video duket se Kuçi ndodhej brenda lokalit kur një person i armatosur hyri dhe i drejtoi armën. I frikësuar, ai tentoi të fshihej pas një shoku që ishte pranë tij, por autori i afrohej vazhdimisht.
Më pas, Kuçi vrapoi drejt banakut të lokalit për të shpëtuar. Nga të shtënat ai pësoi një plagë në dorë, por gjendja e tij nuk është kritike. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim tre të dyshuar.






