Aktori i njohur i “portokalli” Bes Kallaku ka patur te ftuar ne ceremonine e tij te marteses shume personalte nga bota e politikes, artit, sportit medias dhe biznesit.

Ajo qe vihet re eshte tradita tipike shqiptare e lekeve te hedhura edhe poshte kembeve te Presidentit Meta dhe personaliteteve nga arti, sporti dhe media.

Mbrëmjen e sotme Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj do të celebrojnë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Ndër të ftuarit e shumtë, duket se është edhe një person shumë special.

Bëhet fjalë për Giancarlo Bozzo, italiani i famshëm që qëndron pas spektaklit të humorit ‘Zelig’, i cili ka pranuar me kënaqësi ftesën e aktorit të tij më të ri dhe ka ardhur në Tiranë së bashku me familjen.

Kujtojmë se Besi është tashmë pjesë e trupës së aktorëve të ‘Zelig’ dhe me siguri ardhja e Giancarlo është një vlerësim më shumë për të

Bes Kallaku dhëndërr, i premton dashuri të përjetshme Xhensilës

Bes Kallaku dhe kengëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj po kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare, në një ceremoni madhështore në Pallatin e Brigadave. Çifti mjaft i dashur për publikun, arriti të emocionojë të ftuarit me fjalët që i thanë njëri tjetrit, ku nuk munguan premtimet për dashuri dhe përkushtim të përjetshëm. Më poshtë dritare.net ju sjell premtimin e Bes Kallakut, që i dha emocione të forta të ftuarve dhe Xhensilës.

“Të premtoj edhe betohem që nuk do bërtas kurrë dhe nuk do më dëgjohet kurrë zëri i gojës, edhe kur ti të jesh duke më thyer fshesën në kurriz. Betohem se do të dua më shumë se ajo që të kam dashur deri më sot. Të dua më shumë se domaten time, mbrapa ti do jesh domatja ime.
Zemra ime e di që e ke shumë problem gjumin, dhe gjithmonë më thua, mos merr frymë ashtu se më lë pa gjumë. Do shkoj në një manastir budistës dhe do të mësoj si të flej pa marrë frymë. Të betohem që do të kuptoj, se çfarë ka te fjalia “Si nuk më kuptuar asnjëherë?”. Tani që kam vendosur të bëj pushim në punën time, të premtoj që fundjavat do t’i kaloj me ty, përveç fundjavës që vjen se jam ftuar në Milano, përveç tetorit se jam në Amerikë, tetor xhirimet ndërsa në dhjetor janë festat, dihen. Nuk të premtoj se nuk do të kesh kurrë shqetësime, por të premtoj që do zgjohesh gjithmonë e qetësuar. Nuk të premtoj që nuk do të zihemi me ty, por të premtoj që asnjeherë nuk do zgjohemi të zënë. Nuk të premtoj që nuk do dehem kurrë në jetë, por që çdo herë do zgjohem esëll.”