Bes Kallaku ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij të re sentimentale, disa muaj pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Aktori ka ndarë në rrjetet sociale një foto romantike ku shfaqet i përqafuar me partneren e re, duke e prezantuar për herë të parë hapur para ndjekësve.
Partnerja e tij quhet Ejona dhe emri i saj kishte qarkulluar edhe më herët në rrjet, pasi aktori realizoi një tatuazh me dedikimin “Ejona 25.12.2025 – Trëndafil në kohë lufte”. Mesazhi u interpretua si simbol i një periudhe të vështirë personale, por edhe i një fillimi të ri në jetën e tij.
Gjatë koncerteve të fundit, Kallaku ka folur për ndryshimet në jetën private, duke shprehur mirënjohje për kapitullin e ri që, sipas tij, i ka rikthyer qetësinë dhe buzëqeshjen. Publikimi i fotos duket se konfirmon se ai tashmë ka zgjedhur ta ndajë hapur këtë histori me publikun.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit për jetën e re të aktorit pas ndarjes së bujshme.







