Bie mashtrimi i oligarkut fantazmë të paneleve diellore
Prej disa ditësh, banorët e fshatit Imshtë në Lushnje janë në protestë të vazhdueshme përballë një skandali të rëndë pronësor. Një oligark i paneleve diellore, i lidhur ngushtë me pushtetin, po tenton t’u rrëmbejë tokat që ata i punojnë dhe i zotërojnë faktikisht prej më shumë se 30 vitesh. Bëhet fjalë për një territor buzë lumit Seman, zonë lumore dhe basen ujor, e cila sipas ligjit nuk ka pronar dhe nuk mund të privatizohet.
Banorët, me të drejtë, pretendojnë se kjo tokë është burimi i vetëm i jetesës së tyre, toka që u ushqen familjet dhe fëmijët. Askush nuk ka të drejtë t’ua marrë. Megjithatë, përmes manovrave, mashtrimeve dhe dokumenteve të dyshimta, oligarku pretendon se e ka përfituar këtë territor përmes kthim-kompensimit të pronës.
E vërteta është krejt ndryshe. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Përgjigjja e ATP-së është tronditëse: askush nuk zotëron dokument pronësie mbi këtë territor. Pra, nuk ka pronar, nuk ka titull, nuk ka të drejtë ligjore.
Atëherë lind pyetja e madhe: si po tentohet grabitja e kësaj toke? Ky është një mashtrim i rëndë shtetëror, një skandal i pastër, ku përmes dokumenteve false dhe mbështetjes politike po tentohet t’u merret banorëve e vetmja pasuri që kanë. Imshte sot është prova se si pushteti dhe oligarkët bashkëpunojnë për të zhveshur qytetarët nga toka, nga buka dhe nga e drejta për të jetuar me dinjitet.
Lexo dokumentin







