Ishte përfolur prej kohësh që kantautori Elgi Doda ishte në një marrëdhënie me moderatoren Klea Huta, por kjo gjë kishte mbetur thjesht në kuadër të thashethemit.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ Klea ka deklaruar se është në një marrëdhënie të re.
Të gjithë u bënë kurioz se kush është ai fatlum që ka në krah një femër si ajo dhe kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga deklarata e bukuroshes duket se ‘partneri misterioz’ u zbulua.

Prive na sjell disa foto teksa dyshja e njohur ishte në shoqërinë e njëri- tjetrit për pushime në jug të vendit. Sipas burimeve të Prive, Klea dhe Elgidi nuk janë ndarë asnjë moment nga njeri tjetrit dhe silleshin si një çift.






