PUBLIK.live/ E mërkurë, 19 Korrik 2017 11:59 Trajneri italian, Christian Panucci ka folur fjalë të mëdha për Kombëtaren shqiptare
Christian Panucci, trajneri i ri i Shqipërisë, ka thënë se është prestigj të jesh trajneri i Kombëtares shqiptare. Ai e ka pranuar se objektiv e ka kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2020.

Çfarë të bëri t’i thoshe “po” Shqipërisë?

Ishte shumë e lehtë, sepse për mua të jem trajner i Shqipërisë është shumë prestigjioze, një mundësi shumë e rëndësishme. Kërkoja diçka serioze dhe dua të them se presidenti, që foli pak me mua, u tregua shumë praktik dhe më dha menjëherë dëshirën për të më afruar, edhe pse nuk isha kandidati i vetëm. Kemi folur në përgjithësi kur u takuam bashkë, pastaj ndodhi që më mori te Shqipëria.

Cili është objektivi në kontratë?

Objektivi është të shkojmë në EURO 2020, i vetmi objektiv i madh që kemi. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, jam i bindur se kemi skuadrën që na duhet për të shkuar atje.”

Vështirësia e punës pas epokës së De Biasit

De Biasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, e drejtë ta vlerësojmë, ai është një mik i imi. Ai ka shkruar historinë në Shqipëri, por tani fillojmë diçka të re dhe do të mundohem të bëj edhe unë diçka të rëndësishme këtu.

Mendoj se grupi që ka ndërtuar De Biasi dhe gëzimet që kanë dhuruar, tani është ndryshe. Ai ishte në ndërtim në fillim, kurse tani Shqipëria është në një nivel shumë më të lartë. Revolucionin e bëjnë lojtarët, nëse ka të rinj të aftë që të vijnë, do të vijnë. Siç e ka thënë presidenti, kombëtarja është e hapur ndaj të aftëve, nëse ka të tillë në qarkullim, ai është revolucioni, përndryshe grupin e njihni.”

Lojtarët në Shqipëri

“Nëse në kampionatin shqiptar do të ketë lojtarë të aftë që meritojnë kombëtaren, do të vijnë, nuk i ndaj. E rëndësishme është që Shqipëria të fitojë ndeshjet dhe kur të shkojmë në “luftë” do të shkojmë me “ushtarët” më të mirë.”