E skualifikon nga Ministeriali i Energjisë
Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë i Bashkimit Europian, pas një vendimi të marrë më 18 dhjetor, ku Shqipëria ndëshkohet për mosrealizimin e detyrimeve që kishte marrë përsipër në sektorin e energjisë. Në vendimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë thuhet se autoritetet shqiptare do të duhet të raportojnë gjatë vitit 2026 mbi hapat që do të ndërmarrin për korrigjimin e shkeljeve të konstatuara në politikat energjetike.
Përjashtimi i Shqipërisë nga ky mekanizëm lidhet drejtpërdrejt me tre projektligje madhore, për të cilat përgjegjësia politike i atribuohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, e cila rezulton zyrtarisht e pandehur nga SPAK për disa akuza penale.
Projektligjet në fjalë janë:
-
TEC-i i Roskovecit
-
Anijet energjetike “Tigrat” në Vlorë
-
Linjat e interkonjeksionit europian të energjisë
VENDIM I KËSHILLIT MINISTROR TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË TË BE-së
2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)
Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:
Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria
Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:
– Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),
– Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),
– Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,
si dhe një sërë rregulloresh teknike të Bashkimit Europian mbi:
– alokimin e kapaciteteve,
– menaxhimin e kongjestionit,
– balancimin e energjisë,
– emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit.
Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për masat përkatëse, duke shkelur:
– vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,
– si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Neni 2 – Veprimet pasuese
-
Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.
-
Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.
-
Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.
Neni 3 – Hyrja në fuqi
Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.
Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.








