
Policia e Tiranës ka arrestuar gazetarin Eljo Laze, i dyshuar për veprën penale të gjobëvënies.
Sipas raportimeve, Laze akuzohet se i ka kërkuar 20 mijë euro një punonjësi të shëndetit publik, Klaus Shaqiri. Ka qenë vetë Shaqiri ai që ka njoftuar Policinë e Shtetit, duke denoncuar kërkesën për para. Në fakt Klaus Shaqiri në shkrimet e Lazes ushtronte veprimtari të call-centerave me platforma mashtruese.
Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni është realizuar përmes një dorëzimi të kontrolluar të shumës së parave, çka ka çuar në arrestimin në flagrancë të gazetarit.
Ndërkohë, rasti ka marrë jehonë për shkak të denoncimeve të mëparshme publike që Laze kishte bërë në lidhje me aktivitetin e dyshuar të disa call center-ave në Tiranë, ku përmendej edhe emri i Shaqirit. Mbështetës të gazetarit pretendojnë se arrestimi lidhet me këto denoncime, ndërsa autoritetet theksojnë se procedura është ndjekur mbi bazën e kallëzimit dhe provave të administruara.
Nëse akuza për gjobëvënie provohet, ajo përbën vepër penale të dënueshme sipas Kodit Penal. Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë nëse hetimet do të shtrihen edhe mbi pretendimet për veprimtari të tjera të dyshuara, të përmendura më herët në denoncimet publike.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni i koduar “Portali 1”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, arrestohet 37-vjeçari.
I arrestuari, me precedent për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohen shuma e eurove dhe 4 celularë.
Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori i një portali, finalizuan operacionin e koduar “Portali 1”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç.
Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.
Në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
Ja një shrim që gazetari kishte publikuar në portalin e tij :
OPERACIONI ANTI “FOREX”/ Si po njoftohen nga Klaus dhe Rei Shaqiri tek Eno Kepi dhe Bledar Palloshi e deri tek Klaris Bakiasi e të tjerë hajdutë miliardash me platforma mashtruese

Ajo që flitej prej javësh“nën zë” tashmë ka mbërritur. Një aksion i SPAK, BKH dhe partnereve nderkombetare kundër veprimtarisë bandave online të forex, ka nisur të zhvillohet. Se sa serioz është ky operacion i “papritur” e tregon fakti që ka javë që përflitet se do ndodhë. Subjektet po njoftohen. Ka nisur me urgjencë në ndërrimi i zyrave, sepse të vjetrat “do kontrollohen” dhe nuk do gjehet asgjë.
Celulat e hajdutëve që vjedhin me platformat mashtruese të investimeve, janë në ccdo cep të tiranës. I dinë të gjithë vetëm policisë i duhet kohë për të organizuar një mega” operacion.
Por ky aksion që pritet ditët në vijim është thjesht për të kapur “ndonjë peshk” dhe për të teguar muskujt dhe drejtimine ri se ku duhet të paguhet haracci. Sepse ata që e zotërojnë tregub, që kanë vjedhur miliarda lek dhe kanë investuar miliona euro, ata të cilët kanë kriminalizuar shoqerinë, jo vetëm nëpërmjet vjedhjes, por edhe nëpërmjet dhunes për të zotëruat tregun apo pastrimit të produkteve të veprëspenale, nuk do të goditen. Priza.al sot po publikon një listë tëparë të personave që janë njoftuar për këtë operacion dhekanë nisur të ndërrojnë zyrat.
Redaksia është duke verifikuar një burim rreth personit apo personave të cilët kryejnë ndërmjetësin midis bandave të hajdutëve online dhe drejtuesve të policisë së shtetit.
KLAUS DHE REI SHAQIRI
Në datën 1 qershor 2021 një kompani e re u regjistrua nëregjistrin tregtar shqiptar. Kompania “Finantex” me niptM11803035A ka si aktivitet të deklaruar: “Shërbime marketing, programimi, menaxhim rrjetesh kompjuterike, ndërtim ëeb developer, ëeb design, brënda dhe jashtë vendit, si dhe çdo gjëtjetër që nuk bie në kundërshtim me ligjin”. Administrator dheortak i vetëm i shoqerisë është shtetasi Klaus Shaqiri.
Klaus Shaqiri është një personazh i “heshtur” por i rëndësishëmpër rrethin e personave me të cilët bashkpunon. I zgjedhur trevite më parë si antar i Këshillit Kombëtar të PartisëDemokratike, i propozuar nga Belind Këlliçi si lidhje e fortëshoqerorë e këtij të fundit, Klaus Shaqiri mban pozicionin e inspektorit në inspektoriatin Shëndetësor Tiranë. Por lidhja e Klaus Shaqirit dhe Belind Këllicit nuk fillon dhe mbaron as tekshoqeria dhe as tek mbledhja e votave për Partinë Demokratikenëpër Tiranë. Lidhja e tyre, është pikërisht kompania“FINANTEX” për të cilën folëm më lart.
Në vijim detajet se si Klaus Shaqiri është një “prestanome” ipersonazheve politik.
Por Klaus Shaqiri u përshtat me sistemin. Përveçse kopertura e miqve të tij, ai zgjodhi të punojë edhe për veten e tij. Kështu, nëpërmjet niptit të kompanisë “FINANTEX” e cila u hap për tëqarkulluar dhe pastruar para me burim të dyshimtë, ai zhvilloiedhe veprimtarinë e vjedhjes online nëpërmjet skemave forex.
Qindra mijëra euro të investuara nga Klaus dhe Rei Shaqiri nëfunksion të skemës së tyre kriminale.









