Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë, në Lezhë, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në portën e jashtme të një banese në pronësi të shtetasit me iniciale T.Ç., i cili aktualisht jeton në Itali.
Burime zyrtare bëjnë me dije se banesa ku ndodhi shpërthimi rezulton e pabanuar prej më shumë se 20 vitesh, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40, ndërsa menjëherë pas njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të mundshëm të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.






