Atalanta e Etrit Berishës është rikthyer te fitorja në Serinë A pas plot 4 ndeshjeve. Zikaltrit e drejtuar nga trajneri Gasperini mposhtën 1-0 Beneventon e vendit të fundit, e cila vazhdon të nxijë faqen e historisë me 0 pikë në 14 ndeshje.

Një triumf në “derbin” ndaj futbollistëve shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj, për gardianin e Kombëtares kuqezi, i cili e mbajti të paprekur portën në sfidën e sotme.

Mesfushori Kristante ishte autori i golit për Atalantën në minutën e 75-të.

Berisha dhe Gjimshiti ishin titullarë në këtë takim duke u aktivizuar 90 minuta, ndërsa mesfushori vlonjat Ledian Memushaj u hodh në fushë në minutën e 80-të, por pa arritur të lërë gjurmë.