Gianni De Biassi nuk do të jetë më trajner i klubit të Deportivo Alaves. Sipas njoftimit zyrtar të klubit spanjoll është vendosur të përfundojë kontrata e Gianni de Biassi pas rezultateve të dobta të klubit në La Liga.

Për momentin, Javier Cabello do të jetë përgjegjës për udhëheqjen e skuadrës.

“Falënderojmë Gianni De Biassin për punën e bërë në këtë periudhë dhe ne i duam atij më të mirën në të ardhmen e tij profesionale” e mbyll njoftimin klubi.