Portieri gjerman, Manuel Neuer, do të mbetet jashtë fushave të gjelbërta më gjatë se sa ishte paralajmëruar. Pas operimit ishte menduar se do të mungojë deri në janar, por ai pritet të mungojë edhe më gjatë.

Sipas “Bild”, Neuer do të mungojë edhe për të paktën 5 javë më shumë se sa ishte menduar, duke humbur kështu pjesën më të madhe të sezonit.

Por, ai pritet të jetë gati në pjesën finale, atëherë kur skuadra ka më shumë nevojë.