Kam qënë 20 vite më parë në Shqipëri në ndeshjen me Teutën. Jam shumë i lumtur që luaj në Shqipëri, është një vend që më pëlqen shumë me të cilin kemi shumë të përbashkëta.Më bëhet qefi që Shqipëria shkoi në Europian, pasi trajner ishte një italian dhe ishim dhe ne pjesë e kualifikimit historik. Shqipëri-Itali mund të jetë edhe një tip derbi, pasi shumë shqiptarë të Kombëtares kuqezi janë rritur dhe formuar në Itali. Panuçin e kam patur dhe shokë skuade dhe shpresoj që të arrisë sa më shumë me kuqezinjtë.
Çfarë më pëlqen nga Shqipëria?! Kam lexuar libra për këtë vend dhe ajo çka më ka bërë më shumë përshtypje ishte shprehja: “Feja e shqiptarit është Shqipëria”, kjo tregon shumë për vendin tuaj dhe lidhjen që keni me të”.
Kampioni i Botës s’u beson syve se çfarë po sheh në Shqipëri
Kapiteni i Italisë, Gianluiggi Buffon, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Shqipërisë, u pyet në lidhje me bukurinë e Botërorit duke parë mundësinë që ekipe të mëdha si Holanda dhe Argjentina të mbeten jashtë. Ai foli gjithashtu edhe për kthimin në Shqipëri pas 23 vitesh.
Të mendosh një botëror pa Holandën dhe Argjentinën është gati e pabesueshme për historinë që kanë ato. Por nga ana tjetër është shumë e bukur të shohësh skuadra të vogla që përkushtohen dhe me shumë sakrificë arrijnë të mbërrijnë në nivele kaq të larta. Mendoj se shanset janë të njëjta për të gjitha”, tha Buffon.
Më vjen mirë që kthehem të luaj këtu pas 23 vitesh. Kam luajtur në vitin 1995 në një Teuta-Parma. Kthehem dhe e gjej Shqipërinë në një gjendje të mirë, jo vetëm në futboll, por edhe fusha të tjera”, theksoi ish-kampioni i Botës.






