Në Serbi po raportohen raste të përsëritura dhune dhe presioni ndaj qytetarëve që shprehin hapur kritika ndaj pushtetit të presidentit Aleksandar Vučić.
Sipas materialeve që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe raportimeve mediatike, disa qytetarë dhe aktivistë pretendojnë se janë përballur me sulme fizike dhe forma të ndryshme intimidimi nga persona të paidentifikuar, pas deklarimeve të tyre kundër qeverisë.
Në një video të shpërndarë online, shihet një burrë që përballet në mënyrë agresive për shkak të qëndrimeve të tij politike, situatë që më pas përshkallëzohet në dhunë fizike.
Ngjarje të tilla kanë nxitur reagime të forta në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet mbi lirinë e shprehjes dhe sigurinë e qytetarëve në vend.






