Inter pritet të zhvillojë një merkato të fuqishme në janar të 2018-ës.

Sipas “Corriere dello Sport”, zikaltërit janë vënë në kërkim të Jose Gimenez, mbrojtësit 24-vjeçar të Atletico Madrid. Uruguaiani është vendosur në “shënjestrën” e Interit dhe me hapjen e merkatos pritet të nisin edhe bisedimet më të avancuara.

Pastore te PSG po gjen pak hapësira dhe Interi kërkon të shfrytëzojë momentin për të bindur fantazistin argjentinas.

Ndërkohë që braziliani Ramires që aktivizohet në Kinë me Jiangsu mund të shndërrohet në alternativë, pasi trajneri i skuadrës kineze preferon në mesfushë treshen Texeira-Martinez-Mukandjo. Në rast të një oferte bindëse, Ramires do të vishte fanellën zikaltër në merkaton e janarit.