Goditje e ekonomisë nga pandemia e Copvid-19 mund të zhysë gjysmë miliardë ose më shumë njerëz në varfëri nëse nuk merren masa urgjente për të shpëtuar vendet në zhvillim, paraljmëroi sot, Organizata Botërore Oxfam, që merret me mirëqenien e njerëzve anekënd botës.

Agjensia u bën thirrje udhëheqësve botërorë të bien dakord për një “Paketë Shpëtimi Ekonomike për të Gjithë” për të mbrojtur vendet e varfra dhe komunitetet e varfra, kjo u diskutua para takimeve kryesore të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Ministrave të Financave të G20 javën e ardhshme.

Raporti i ri i Oxfam-it paraqet një analizë të re, e cila sugjeron se gjashtë dhe tetë përqind e popullsisë globale mund të detyrohet të varfërohet pasi qeveritë mbyllin ekonomi të tëra për të menaxhuar përhapjen e virusit. Kjo mund të rikthejë luftën kundër varfërisë me një dekadë në disa rajone të tilla si Afrika nën-Sahariane dhe Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Më shumë se gjysma e popullsisë globale mund të jetojë në varfëri si pasojë e pandemisë.

Më tej në raport thuhet se varfëria mund të shtohet, për herë të parë pas vitit 1991. Analiza, botuar sot nga Instituti Botëror i Kombeve të Bashkuara u krye nga studiues në King’s College London dhe Universiteti Kombëtar Australian.

Sipas Oxfam një paketë emergjence do t’u mundësonte vendeve të varfra të japin grante për ata që kanë humbur të ardhurat e tyre dhe të lirojnë me qira bizneset e vogla të cenueshme.

Jose Maria Vera, Drejtore Ekzekutive e Oxfam International tha: “Ndërhyrja shkatërruese e pandemisë në ekonomi po ndihet në të gjithë globin. Por për njerëzit e varfër në vendet e varfra që tashmë po përpiqen të mbijetojnë, pothuajse nuk ka rrjeta sigurie për t’i ndaluar ata të bien në varfëri.

Ministrat e Financave të G20, FMN dhe Banka Botërore duhet t’u japin vendeve në zhvillim një injeksion të menjëhershëm të parave për t’i ndihmuar ata të shpëtojnë nga komunitetet e varfra.

Ata duhet të anulojnë të gjitha pagesat e borxhit ne vendet në zhvillim për vitin 2020 dhe të inkurajojnë kreditorët e tjerë që të bëjnë të njëjtën gje”.

OXFAM shton se mbyllja e njerëzve në shtëpi, mund të krijojë një krizë të paprecedentë dhe se ata që do ta ndjejnë më tepër janë vendet e varfra.