Gjykata e Tiranës lë në burg Darin Gezdarin për pastrimin e 11 milionë Euro; por i jep tender për rrjetin e kompjuterëve
Tre ditë pas arrestimit e lënies në burg të Darin Gezdarit, për transferim të 11 milionë Euro nga parajsat fiskale në Maltë e Qipro dhe pastrimin e tyre në Shqipëri; Gjykata e Tiranës ka njoftuar, se ka lidhur kontratën me kompaninë e tij “Xpert Systems”, ndërsa ish-ministrja Olta Xhaçka, i ka dhënë 490 milionë lekë nga fondet e ushtrisë…
Ndërkohë që drejtësia ka si objekt pune ndëshkimin e krimit dhe si kriter kryesor integritetin e institucioneve, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, bashkëpunon me eksponentë të botës së krimit, duke u dhënë finacime nëpërmjet tenderëve.
Skandali thellohet me tepër, kur sipas dokumenteve, faktohet se kjo gjykatë, i ka dhënë tender kompanisë së një eksponenti të krimit ekonomiko-financiar ndërkombëtar me bazë në Shqipëri, të cilin vetë Gjykata e Tiranës e mbajti me burg para 4 ditësh.
Bëhet fjalë për kompaninë “Xpert Systems Sh.p.k” të Darin Gezdarit, të maskuar me transferim aksionesh te famijari i tij Renald Gova, duke ia shitur, ri-blerë e ri-shitur fiktivisht pas nisjes së hetimit për të, për t’i shpëtuar sekuestros e të vazhdojë të marrë miliona lekë tenderë nga shteti.

Por pas arrestimit më 20 dhjetor 2024, për transferim të 11 milionë Euro nga parajsat fiskale në Maltë e Qipro dhe pastrimin e tyre në Shqipëri e transferim në Kanada; kompania “Xpert Systems Sh.p.k” e Darin Gezdarit, ka lidhur kontratën me Gjykatën e Tiranës, që e mabjti burg.
Tenderi është zhvilluar në datën 3 dhjetor 2024, dy ditë pasi Prokuroria e Tiranës, i kishte kërkuar gjykatës arrest me burg për Darin Gezdarin, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet pastrimin e parave të kompanive offshore në parajsat fiskale dhe në Shqipëri me oligarkë e trafikantë ndërtues.
Por gjykata e shpalli fitues, ndërsa më 23 dhjetor, ditën që e la në paraburgim, ka shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, lidhjen e kontratës së tenderit me firmën e tij, për shërbimin e Mirëmbajtjes së rrjetit kompjuterik e elektrik të Gjykatës, kur në tender morën pjesë dhe 3 firma pronarësh pa precedentë penalë.
Sipas regjistrit të QKB, kompaninë “Xpert Systems Sh.p.k” e kanë krijuar Darin Gezdari e Renald Gova në muajin mars 2015, me nga 50% pronësi secili, ndërsa në datën 14 korrik 2016, Darin Gezdari u bë 100% pronar, duke blerë blerë aksionet me 1000 lekë.

Në datën 18 tetor 2017, Darin Gizdari ia shiti përsëri 50% të aksioneve Renald Govës me 1000 lekë, duke u bërë përsëri ortakë me njeri-tjetin dhe kanë marrë mijëra euro tenderë nga shteti, mes tyre dhe 1 tender me vlerë 490 milionë lekë nga Ministria e Mbrojtjes me firmën e ish-ministres Olta Xhaçka.
Por në datën 1 mars 2021, një javë pasi agjencitë partnere rë SHBA-BE, kishin dërguar sinjalin e parë për pastrimin e parave nëpërmjet parajsave fiskale dhe nisi hetimi në Shqipëri, Darin Gezdari e shiti përsëri pjesën 50% të kompanisë, për të shpëtuar nga sekuestro dhe për të vazhduar aktivitetin./Pamfleti






