Një mesazh denoncues ka mbërritur në redaksinë e Publik.al, ku ngrihen pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe integritetin e një procedure rekrutimi në administratën publike.
Sipas denoncimit, bëhet fjalë për shpalljen nr. 7568 të Departamentit të Administratës Publike për pozicionin e Kryetarit të Degës Doganore Tiranë. Denoncuesi pretendon se kjo procedurë nuk përfaqëson një garë reale, por një proces të paracaktuar, që synon të formalizojë emërimin e një kandidati të caktuar paraprakisht.
Në mesazh thuhet se, ndonëse procedura në letër parashikon fillimisht lëvizje paralele dhe më pas ngritje në detyrë, në praktikë nuk ka pasur asnjë kandidat për fazën e lëvizjes paralele. Kjo, sipas denoncuesit, është e pazakontë për një nga degët më të rëndësishme doganore në vend, ku përfshihet një volum i madh aktiviteti ekonomik.
Më tej, denoncimi përshkruan një seri zhvillimesh që ngjallin dyshime për një skenar të paracaktuar: kandidati në fjalë është transferuar pak kohë më parë në një pozicion kyç në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, më pas është caktuar si drejtues i deleguar i Degës Doganore Tiranë dhe menjëherë pas kësaj është hapur procedura për ta bërë këtë post të përhershëm.
Sipas të njëjtit burim, kjo kronologji lë të kuptohet se fillimisht është bërë emërimi de facto, ndërsa procedura e shpalljes është ndjekur më pas vetëm për të përmbushur kriteret formale ligjore.
Denoncuesi i bën thirrje redaksisë që të verifikojë këtë rast dhe të hedhë dritë mbi procesin, duke sugjeruar se zhvillimet e ardhshme mund të konfirmojnë dyshimet e ngritura.
Publik.al do të vijojë të ndjekë këtë çështje dhe të verifikojë faktet për të garantuar transparencë dhe informim të saktë për publikun.
MESAZHI I MBËRRITUR NË REDAKSI:
Prsh Publik Al,
Shpallja nr. 7568 e Departamentit te Administrates Publike per Kryetar te Deges Doganore Tirane nuk eshte nje gare, por si nje pune e mbaruar qe me perpara, fiks per Erion Rickun.
https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet/shfaq/7250
Po i qepet kostumi Erion Rickut dhe pastaj do behet procedura sa per sy e faqe.
Faktet jane keto:
Procedura ne leter thote qe fillimisht behet levizje paralele dhe vetem ne fund ngritje ne detyre;
Ne realitet, per levizje paralele nuk ka asnje kandidat.
Si ka mundesi qe per degen me te madhe doganore ne vend, te Tiranes, ku kalon pjesa me e madhe e bizneseve te Shqiperise te mos kete asnje kandidat per konkurent per Erion Rickun, i sapo ardhur ne dogane? Kjo nuk qendron.
Nderkohe, paralelisht me kete “gare”, ndodh kjo:
Erion Ricku transferohet rreth nje muaj me pare ne pozicionin Pergjegjes i Sektorit te apelimit dhe ankimimit ne Drejtorin e Pergjithshme te Doganave
me pas menjehere caktohet Kryetar i Deleguar i Deges Doganore Tirane;
menjehere hapet shpallja nr. 7568 per ta bere kete pozicion te perhershem.
Pra, me pak fjale: fillimisht e vendosin ne karrige, pastaj hapin garen qe ta bejne me letra te rregullta.
Keto nuk jane rastesi.
Mungesa totale e kandidateve ne levizjen paralele vetem sa e perforcon kete gje.
Mund ta investigoni kete rast dhe te verifikoni vete cdo hap te kesaj procedure.
Nese keni dyshime, prisni daten 18.04, per te pare nese gjithcka qe po ndodh do te konfirmohet ne praktike.
Ose mund te jeni ju pararoja e ketij skandali, duke e bere publike qe tani dhe duke i dhene transparence nje procesi qe duket qarte se po zhvillohet vetem per forme.
Atehere do te behet e qarte nese kemi pasur nje gare reale apo thjesht nje procedure per te formalizuar nje vendim te marre me pare.
Anonim, Faleminderit!






