Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, për të dhënë llogari lidhur me një problematikë që ai e ngriti lidhur me pediatrinë në Lushnje.

Korreshi deklaroi se situata në pediatrinë e Lushnjës është shqetësuese, duke pretenduar praninë e minjve në ambientet e saj.

“Kisha një pyetje, atë Ministren e Shëndetësisë, a ju kanë zënë sytë? Doja t’i tregoja pamjet e pediatrisë së Lushnjës, po na hanë minjtë.

Po lozin minjtë te pediatria. Nuk është ajo godina që do rregullohet. Të vijë ajo ministrja, të lërë ato buzët e kuqe se s’po e sjellim për pilaf. Por bëhet fjalë për fëmijët. Po na hanë minjtë. Sa herë që pyes unë për interpelancë, ajo nuk vjen.”