Saimir Korreshi ka publikuar një video-denoncim nga zona e Hyzgjokajt në Lushnjë, ku shfaqet gjendja alarmante e ndotjes pranë një liqeni, i cili sipas tij është shndërruar në një vendgrumbullim të paligjshëm mbetjesh.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, deputeti ironizon standardet europiane, ndërsa kamera ndalet tek grumbuj plehrash, inertesh dhe mbetjesh urbane të hedhura buzë liqenit, duke krijuar një panoramë shqetësuese për mjedisin.
“Nuk hyhet në Uropë kështu, nuk të lënë në Uropë me këto plehra”, shprehet Korreshi në video, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe përgjegjësi nga autoritetet vendore për pastrimin e zonës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ai thekson se një hapësirë që mund të ishte një aset natyror dhe pikë atraksioni është lënë në harresë dhe është mbuluar nga mbeturinat, duke përfshirë sende të ndryshme si mobilie, inerte ndërtimi dhe mbetje të tjera urbane.
Ju përshëndes dhe unë njëherë kështu, nga këto bukuritë e mëdhaja që ka liqeni aty, domethënë, ja po të vish këtu te ke një liqen të bukur. Do thoni ju, pse për liqene kemi ne? Po a t’ju tregoj një pjesë të Europës edhe këtu me liqene? Ule pak Elio, të lutem. Liqenin këtu. Kape një sekondë aty. Të gjithë plehrat e komunës, Hyzgjokaj. Oh, Landfill-i. Ja kjo zonë e bukur, po mund të rrinte kaq e bukur kjo. Domethënë, këtu e ka mbytur dhe ferra. Shiko këtu wc, bide, divan, dyshek, jastëk. Merre të gjithë andej. Ah, të keqen! O Karakaç, këtu flini gjumë kur vini si të deleguar, ë? Këtu flini gjumë, ë? Po kape Europën, kape! Alo, Bashkia! Urdhëro si e ke! Se mirë dalim kështu për ajër të pastër, dalim foto, video. Po, Bashkia, po urdhëro, urdhëro, kape! Shiko Bashkia sa kanë vajtur këtu plehrat. E shikon, ë? O Uropa! Nuk hyhet në Uropë kështu, nuk të lënë në Uuropë me këto plehrat. Se as s’ja qëllojnë dot fare andej. Kështu që, kur të keni grykën e kamerës për të parë bukuritë, ule një çikë këmbën se kemi këpucët me lerë hala. E kjo është këpuca me plehra akoma.






