Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është shfaqur në ambientet e Kuvendit me një çantë luksi me vlerë rreth 3,500 euro.
Nga pamjet e publikuara, aksesorja që mban deputetja identifikohet si një model i markës Alexander McQueen, i njohur për çmimet e larta në tregun ndërkombëtar të modës.
Prania e një aksesori të tillë në ambientet e institucionit ligjvënës ka nxitur reagime dhe diskutime, në një kohë kur pjesa më e madhe e qytetarëve përballen me rritje kostosh jetese dhe vështirësi ekonomike.
Rasti rikthen në vëmendje debatin mbi standardin e jetesës së zyrtarëve publikë dhe raportin e tij me realitetin ekonomik të vendit.






