Është interesant një lumë denoncimesh nga qyteti verilindor i Kukësit. Si një nga qytetet më të varfra në vend dhe me shpopullimin më të madh, me ikjen e të rinjve në Europë, për fat të keq edhe ato pak institucione që kanë mbetur gëlojnë nga allishverishet dhe korrupsioni i figurave me ndikim politik.

Më i fundit është një denoncim për drejtorin e AKU-së, Ermal Cena. Ky i fundit sipas denoncimit të ardhur në redaksi, sapo ka rinovuar një kontratë qiraje për zyrat e institucionit në Kukës, as më shumë e as më pak por 24 mijë euro në vit, me ndërtuesin
Meriman Palushi. Palushi po hetohet penalisht nga SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt.

Meriman Palushi, ky i fundit me dosje në SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt. Gazetari ynë kontaktoi me dy agjenci imobiliare në Kukës dhe një ekspert ekonomie. Pagesa e qirasë ishte të paktën dyfish nga qiratë normale dhe në objekte të reja.

Gazetari ynë kontaktoi me dy agjensi imobiliare në Kukës dhe një ekspert ekonomie. Pagesa e qirasë ishte të paktën dyfish me lart, nga qiratë normale dhe në objekte të reja.






