Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë të ditur se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 27 mars në Antalia të Turqia.
Sipas njoftimit zyrtar, Federata Japoneze e Futbollit ka informuar palën shqiptare se ka vendosur të anulojë udhëtimin drejt Turqisë për arsye sigurie. Vendimi lidhet me situatën e tensionuar në rajonin e Lindjes së Mesme, e cila ka ndikuar në planet e udhëtimit të delegacionit japonez.
Për pasojë, zhvillimi i ndeshjes miqësore mes dy përfaqësueseve është bërë i pamundur.

Ky është takimi i dytë që anulohet për përfaqësuesen kuqezi në këtë periudhë grumbullimi në Antalia. Më herët ishte anuluar edhe miqësorja e planifikuar ndaj Shtetet e Bashkuara U-21.
Pas anulimit të këtyre dy ndeshjeve, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se po shqyrton alternativa për të gjetur kundërshtarë të tjerë për Shqipëria U-21 gjatë të njëjtës periudhë, në mënyrë që ekipi të zhvillojë të paktën një ndeshje miqësore gjatë grumbullimit.






