Humb jetën në autostradën Tiranë–Durrës
Një lajm i rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne radhët e Policia e Shtetit dhe opinionin publik.
Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Sipas burimeve pranë familjarëve dhe miqve të tij, ai ka pësuar arrest kardiak teksa ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë–Durrës.
Lajmi i kobshëm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.
Eduart Biba ushtronte detyrën si Shef i Seksionit të Krimeve në Durrës, një funksion me përgjegjësi të lartë në strukturat e hetimit dhe ndjekjes së veprave penale. Ai njihej nga kolegët si një profesionist i përkushtuar dhe korrekt në detyrë.
Vdekja e tij e papritur ka lënë pas trishtim të thellë te familjarët, miqtë dhe kolegët.






