Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg nga Gjykata Penale Treanëtarëshe e Selanikut, pasi akuzohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur më 25 prill, kur i akuzuari ka pasur një debat me gruan e tij lidhur me fëmijën e tyre. Në një moment, gruaja u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet, ndërkohë fëmija i tyre katër muajsh filloi të qante dhe ai nuk dinte çfarë të bënte për ta ndaluar. Në fund, ai ka goditur gruan e tij pasi ishte irrituar nga vonimi i saj për t’u kujdesur për fëmijën.
30-vjeçarja shqiptare deklaroi në dëshminë e saj se ishte hera e parë që bashkëshorti i saj sillej dhunshëm dhe përshkroi momentin kur e sulmoi, ndërsa i kërkoi gjykatës që të mos e dënonte për veprimet e tij.
“Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe me shqelma pas shpine”, tha në gjykatë gruaja.
“Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe me shqelma pas shpine”, tha në gjykatë gruaja.
“U mërzita kur ajo shkoi në tualet dhe mbylli derën. Vogëlushja filloi të qante dhe unë nuk mund të bëja asgjë. Unë i bërtisja që e vogla po qante dhe ajo nuk dilte nga banja. I humba, pashë fëmijën duke qarë dhe i humba. E godita me dorë. Ndërsa unë e shtyva, e tërhoqa dhe e godita me shkelma”, tha 34-vjeçari, i cili u shpall fajtor për dhunë në familje në kërkim të faljes.
Nga konstatimet e mjekëve, viktima ka pësuar lëndime fizike me të nxira në fytyrë, por 34-vjeçari ka mohuar se e ka goditur në kokë. “E kapa kur doli nga tualeti dhe e shkelmova. Sinqerisht nuk e godita me dorë në fytyrë. Ishte hera e parë dhe më vjen keq. Nuk doja ta godisja seriozisht. Jemi shumë të afërt si familje. Nga mëngjesi në mbrëmje vrapoj”, pohoi ai, duke përsëritur se ka rrahur gruan e tij sepse foshnja e tyre ka qarë.






