Bleona Qereti ishte pjesë e një prej eventeve më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, darkës së përvitshme të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një organizim që mbledh figura të rëndësishme nga politika, media dhe showbizi.

E njohur për stilin e saj të veçantë, Bleona u shfaq elegante në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve në këtë mbrëmje elitare.

Megjithatë, atmosfera festive u ndërpre papritur nga një incident i armatosur i raportuar brenda hotelit ku po zhvillohej ceremonia. Ngjarja krijoi tension dhe shqetësim mes të ftuarve, duke detyruar ndërprerjen e eventit.

Në mes të situatës, Bleona ndau në Instagram një moment nga tapeti i kuq, ku shfaqet e kuruar në detaje. Krahas fotos, ajo shkroi: “Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize.

Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, duke lënë të kuptohet se ceremonia nuk vijoi siç ishte planifikuar.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, i cili paraprakisht dyshohet të jetë kryer nga një person i vetëm.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa pritet që organizatorët të japin detaje të tjera mbi atë që ndodhi dhe për një datë të re të zhvillimit të eventit.