“Preferohen punonjës nga Durrësi dhe Tirana, ja pse nuk punojnë me vlonjatët”
Eksperti i teknologjisë së informacionit, Erion Demiraj, ka theksuar se Shqipëria ka krijuar një terren të favorshëm për zhvillimin e Call Center-ave, duke u kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse për këtë industri në rajon.
Ai u shpreh se qytete si Tirana dhe Durrësi janë ndër më të preferuarat për këtë lloj aktiviteti, për shkak të burimeve njerëzore dhe aftësive komunikuese. Ndërkohë, sipas tij, në raste të caktuara janë shfaqur edhe preferenca selektive për punonjësit, të ndikuara nga perceptime mbi mënyrën e komunikimit.
Demiraj theksoi se funksionimi i këtyre strukturave nuk mbështetet vetëm në aspektin teknik, por kërkon një ndërthurje faktorësh, ku përfshihen aftësitë e stafit, mënyra e komunikimit dhe strategjitë e ndërtuara për ndërveprimin me klientët.
Një element gjithnjë e më i pranishëm në këtë industri është edhe përdorimi i Inteligjenca artificiale, e cila, sipas tij, shfrytëzohet për analizimin e profileve të individëve dhe përshtatjen e qasjes në komunikim.
“Tek ne është gjetur ambient i përshtatshëm. Kemi patur një numër të madh personash italisht-fuqishëm. Kam takuar një grup të fuqishëm që nuk donin të punonin me persona nga Vlora për shkak të timbrit të egër të tyre, Durrësi dhe Tirana më të preferuarit.
Të tilla aktivitetesh nuk mund të funksionojnë vetëm me anë të një elementi teknik.
Inteligjenca artificiale është përdorur për marrjen e profileve dhe për studimin e mënyrës si të përgjigjesh e të ndërrosh mënyrën e qasjes. Aty nisin profilizimet,” tha ai në Studio 24.






