Për herë të dytë në historinë e saj, Bosnje dhe Hercegovina ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Kupës së Botës, duke shkruar një kapitull të ri në futbollin e vendit.
Kualifikimi erdhi pas një përballjeje dramatike në Zenicë, ku skuadra e drejtuar nga Sergej Barbarez eliminoi Italinë me penallti, në një ndeshje që mbajti pezull emocionet deri në fund. Me këtë sukses, boshnjakët janë vendosur në Grupin B, ku do të përballen me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.
Menjëherë pas vërshëllimës finale, vendi u përfshi nga një atmosferë festive. Në Zenica, ku u zhvillua sfida, lojtarët festuan së bashku me tifozët në stadium dhe jashtë tij, ndërsa festime të mëdha u regjistruan edhe në Sarajevë dhe qytete të tjera. Fishekzjarrë, këngë dhe mijëra njerëz në rrugë krijuan një spektakël të rrallë që pasqyron rëndësinë e këtij kualifikimi.
Atmosfera festive nuk mungoi as në ambientet e skuadrës. Gjatë konferencës për shtyp, Barbarez u ndërpre nga lojtarët që shpërthyen në festë, ndërsa entuziazmi kishte nisur që në dhomat e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes.
Pas pjesëmarrjes historike në Kupa e Botës 2014, kjo është hera e dytë që Bosnje dhe Hercegovina arrin të jetë pjesë e një Botërori, duke rikthyer ëndrrën dhe krenarinë te tifozët e saj.






