Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është larguar nga detyra. Lajmi është mësuar nga burime mediatike, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për dorëheqje apo shkarkim.
Largimi flitej prej kohësh pasi u thirr në SPAK shumë kohe më oarë për inceneratorët , ku qëndroi për rreth tre orë. Në dalje, ai deklaroi se u pyet në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe se është në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Ndërkohë, në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, e cila është prezantuar në mbledhjen e qeverisë nga kryeministri Edi Rama.
Agaçi kishte mbajtur postin për gati 13 vite, që nga ardhja e Ramës në pushtet. Lëvizja vjen në një moment delikat për qeverinë, mes hetimeve të hapura për inceneratorët.






