Lideri i Zimbabwe, Robert Mugabe, ka deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, pavarësisht presionit të ushtrisë për t’u larguar.

Në një dalje publike, Mugabe ka thënë se do të qëndrojë në pushtet dhe do të drejtojë kongresin e partisë në dhjetor.

Mugabe ishte përjashtuar nga partia dhe i ishte lënë kohë vetëm 24 orë,  për t’u dorëhequr si president, në të kundërt do të rrëzohej me grusht shteti.

Pushteti i tij është dobsuar ndjeshëm, pasi ushtria ndërhyri për të marrë vendin nën kontroll.