Diva e muzikës pop Beyonce, e cila ka fansa nga e gjithë bota është dhe këngëtarja preferuar e futbollistit të famshëm të Real Madrid Greth Bale.

Sipas gazetës britanike The Sun futbollisti raportohet se do t’i bëjë një oferte prej 1.5 milionë eurosh Beyonce-s që të këndojë në dasmën e tij, e cila pritet të realizohet vitin e ardhshëm.

28-vjeçari pritet të kurorëzojë lidhjen e tij disavjeçare me Emma Rhys-Jones në Itali. Sipas “The Sun”, përfaqësuesit e Bale kanë nisur bisedimet me Beyonce që të performojë në ceremoninë martesore.