Sulmuesi brazilian Neymar është prezantuar sot zyrtarisht para mediave si futbollisti më i ri i PSG-së.

Transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, plot 222 milionë euro të paguara për të në arkat e Barcelonës, tha para gazetarëve se nuk ndikohet aspak nga paratë dhe se PSG-ja ishte një zgjedhje me zemër. Ai do të paguhet 30 milionë euro në sezon.