Gazetarja Leeann Tweeden e ka akuzuar senatorin amerikan Al Franken se ai e kishte prekur në mënyrë të papërshtashme gjatë një udhëtimi në vitin 2006, me qëllim argëtimin e trupave amerikane të vendosura në Lindjen e Mesme.


“Nuk mund ta besoja! Ai më kishte prekur pa miratimin tim, ndërsa unë isha në gjumë. U ndjeva sërisht e dhunuar, e turpëruar, e ngacmuar, e poshtëruar! Si guxon dikush të më prekë në atë mënyrë dhe të mendojë se kjo është një gjë për të qeshur?!”- shkruante ajo pasi kishte parë një foto të saj të publikuar ku zoti Franken e prekte në gjoks ndërsa ajo flinte, rrugës për në kthim.
Por senatori amerikn, ka kërkuar falje për gjestin e tij.

 

“nuk e kujton provën për parodinë në të njëjtën mënyrë, por i kërkoj Leeann-it ndjesën time më të sinqertë. Për sa i takon fotos, ajo kishte për qëllim të ishte për të qeshur, por nuk ishte! Nuk duhet ta kisha bërë!” tha senatori.