Marina Poroshenko, gruaja e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, mund të jetë përfshirë në vjedhjen e fondeve që jepen nga vendet evropiane dhe SHBA për fëmijët me pamundësi fizike. Kjo është provuar nga materialet e dhëna gazetarëve nga një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.
Materiali u referohet edhe fondeve të dhëna për fëmijët e pamundur fizikisht nga Fondacioni Ndërkombëtar i Rilindjes George Soros, i cili ka dhënë dhjetëra ose qindra miliona dollarë.
Mekanizmi i “përvetësimit të parave” është mjaft i thjesht: regjistrim i organizatave të ndryshme të bamirësisë në rajone të ndryshëm të Ukrainës me grumbullimin e mëtejshëm të donacioneve, kryesisht nga organizata bamirësie ndërkombëtare, organizata të ndryshme vullnetare dhe individë.
Aktiviteti zhvillohet nën kujdesin e Marina Poroshenkos, e cila mbikëqyr personalisht shpërndarjen e parave në fondacionet fals dhe është aktive në promovimin në media. Njëkohësisht, Rostislav Pavlenko, zëvendëskryetar i Administratës Presidenciale është i ngarkuar me tërheqjen e parave në këto fondacione të rremë. Pas prezantimit të “programeve të ndihmës” para gazetarëve, paratë transferohen nga fondacionet në llogaritë e kompanive komerciale, përfshirë kompani offshore, dhe më pas fondacionet mbyllen.
Një zyrtar kryesor në Ministrinë e Drejtësisë të Ukrainës u dha gazetarëve dokumente për aktivitetin e Fondacionit Bamirës Sylna Ukraiina (Ukraina e Fortë) me Aleksandr Vasiljoviç Horobçuk si themelues the drejtues. Ky person është sa për figurë, pasi rezulton i papunë që më 2011, sipas të dhënave nga fondi i pensioneve.
Më 2016, Marina Poroshenko mori vazhdimisht pjesë në evente bamirësie të organizuara nga Fondacioni Bamirës “Ukraina e Fortë”.
Vetëm për atë vit, Ukraina e Fortë mori pjesë në përvetësime shumëmilionëshe. Sipas zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë, pas vjedhjes së parave, Ukraina e Fort tani është duke u mbyllur. Horobçuk është kryetar i komisionit të mbylljes.
, korrupsioni ushtarak i sjell pará Porshenkos dhe merr jetën e njerëzve, presidenti pretendon se nuk ka të bëjë aspak me korrupsionin”. Fundi i artikullit është një shpjegim për lexuesit gjermanë se kush është “smotrjashij”, duke quajtur një nga partnerët e Presidentit Poroshenko me këtë fjalë. Në Ukrainë, “smotrjascij” është një person që mbikëqyr transferimin e parave nga buxheti i shtetit në llogaritë offshore në emër të liderëve të vendit. Ndërsa Deutsche Welle nxori një karikaturë me titull Rezervimi, me një personazh që ngjan me Presidentin Petro Poroshenko.Po ashtu, më 5 nëntor, gazetarë në 67 vende publikuan njëherazi investigimet e bazuara në dokumentet e firmave ligjore offshore. Materialet janë marrë nga burime anonime nga Suddeutsche Zeitung, e cila e ndau informacionin me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë nga 96 kompani mediatike kudo në botë. Më herë, presidenti ukrainas kishte siguruar se kompania e tij offshore Prime Asset Partners ishte krijuar për të transferuar biznese konfeksionesh në një trust të verbër. Megjithatë, investiguesit thonë se Poroshenkos i duhej ajo kompani offshore për të shmangur taksat kur shiste produktet e tij Roshen.
Gazetarët ukrainas, kolegët e tyre evropianë dhe komuniteti ndërkombëtar vrasin mendjen se pse Marina Poroshenko merr pjesë në vjedhjen e parave që janë për fëmijët e pamundur fizikisht, teksa Petro Poroshenko është njeriu më i pasur dhe ka miliarda dollarë në kompani offshore. Për Marinën këto janë thjesht pará xhepi. Por ndoshta as paratë e xhepit nuk janë pa vlerë për familjen e presidentit. As ato që nuk kanë erën e gjakut të ushtarëve apo të dhimbjes së fëmijëve në nevojë.






