Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard është një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit anglez. Emri i tij ishte shumë i përfolur edhe gjatë merkatos së verës por përfundimisht belgu qëndroi tek Chelsea.
Por pavarësisht se ka deklaruar se është mirë tek Chelsea, Hazard ka thënë se e ka ëndërr të luajë nën urdhrat e Zinedine Zidane.
“Të gjithë e dinë për respektin që kam për Zidane si lojtar por edhe si trajner. Ai ishte idolli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në karrierën time në të ardhmen, megjithatë, e kam ëndërr të luaj nën urdhrat e Zidane, natyrisht. Por, po kënaqem me jetën në Chelsea. Kam ende shumë gjëra për t’i arritur me ta. Jam i përqendruar të luaj për Chelsea”, ka thënë belgu.
Reali I Madridit kohë pas kohe kiste shfaqur interesim për lojtarin. Nuk dihet nëse merkaton që vjen Hazard do të kalojë në Madrid tek klubi legjendar spanjoll.







