Një i ri shqiptar është bërë objekt i një atentati në Itali, teksa u qëllua me armë zjarri.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Savona të Italisë, ku 22-vjeçari me iniciale S.R, nga Durrësit dhe që jetonte në Toirano, u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri nga afër me disa plumba, duke marrë një plagë në këmbë.
Sipas “La Stampa” 22-vjeçari i plagosur ka arritur të hyjë në një dyqan të cigareve elektronike duke kërkuar ndihmë nga shitësi. Pak më vonë arriti një ekuipazh i Kryqit të Kuq duke i dhënë ndihmën e parë.
“Ndjeva një goditje të fortë në këmbë, më qëlluan nga prapa”, ka thënë i riu, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.






