Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Kosovë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me një kërcënim për eliminim fizik ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Autoritetet bëjnë me dije se janë ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore, ndërsa nga verifikimet paraprake rezulton se postimi kërcënues është publikuar nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kraljevë.
Reagimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më datë 08 maj 2026, ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur ‘Severna Brigada’, e njohur edhe si ‘Brigada e Veriut’ (organizatë e cila nga institucionet e Republikës së Kosovës është shpallur organizatë terroriste).
Në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, menjëherë janë ndërmarrë veprime intensive hetimore, me mbështetjen edhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.






