Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka marrë pjesë në kremten fetare të qytetit të Mitrovicës së Veriut, “Mitrovdan”, të mërkurën dhe me atë rast i ka ftuar serbët e veriut të Mitrovicës, të mbledhur në sheshin “Shumadija”, që të luftojnë bashkë me Serbinë, siç ka thënë ai, “për atë që është e jona”.
Ai ka siguruar se “derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona kurrë nuk do të humbim”, shkruan “Zëri”.
Dhe derisa jemi të gatshëm të luftojmë nuk do të humbim kurrë.
Dëshiroj që nga Mitrovica të dëgjoi e gjithë Serbia se ne jemi të gatshëm të luftojmë, për këtë arsye jemi në tokën tonë.
Sikurse gjeneratat para nesh që kanë rezistuar në kohë të errëta me familjet e tyre, duke ruajtur dhe duke mbrojtur njëri-tjetrin, të bashkuar e me dashuri kanë pritur dhe kanë përjetuar ditë më të mira, kështu që edhe populli ynë në Kosovë sot është i bashkuar dhe i vendosur të vazhdojë të ruajë dhe të mbrojë, që të luftojë në mënyrë që të jetë krenar i gjithë kombi”, është shprehur drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, duke ua uruar serbëve të mbledhur “Mitrovdanin”.







