Irena Gjoka justifikoi pasurinë me falsifikim
Dënimet dhe dëbimet në Greqi, të cilat nuk u deklaruan në formularin e dekriminalizimit, nuk janë të vetmet shkelje të Irena Gjokës.
Emisioni investigativ Plug zbardhi për herë të parë vetingun e gjyqtares së GJKKO-së, i cili gjithashtu dyshohet se është kryer me dokumente të falsifikuara, pasi Irena Gjoka kishte pamundësi për të justifikuar pasurinë.
Bashkëngjitur dosjes për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, avokatja Adriana Kalaja dorëzoi në SPAK edhe një kallëzim me prova të reja në lidhje me pasurinë e Irena Gjokës.
Sipas dosjes së vetingut, në pamundësi për të justifikuar të ardhurat, Irena Gjoka deklaron se vëllezërit e saj kanë marrë me qira një ambient në pronësi të shtetasit Stefanaq Gjoka.
Ky ambient ishte një lokal i vogël përballë Gjykatës së Fierit, ku punonte jo vetëm Irena si gjyqtare, por edhe Stefanaqi si shofer.
Kujtojmë se, sipas deklarimeve të vetë Irena Gjokës në dosjen e vetingut, vëllezërit e saj kanë qenë emigrantë në Greqi në atë periudhë dhe ajo përfitonte nga paratë që ata sillnin, edhe pse nuk u dilnin për vete. Pra, nuk dihet kush e ka punuar këtë lokal, kur Irena punonte si gjyqtare dhe vëllezërit ndodheshin në emigracion në Greqi.
Ajo që e bën edhe më të habitshëm këtë transaksion është shuma. Sipas kontratës, rezulton se ata paguanin në vitin 1995, 80.000 lekë qira mujore.
Një vlerë kjo që jo vetëm për vitin 1995 mund të konsiderohet stratosferike, por edhe sot, pas 30 vitesh, i njëjti ambient zor se jepet me atë çmim qiraje, pasi tregu edhe sot në atë zonë ka çmime disa herë më të ulëta.
Megjithatë, për komisionerët e vetingut kjo nuk ka ngritur asnjë hije dyshimi për të kryer qoftë edhe një verifikim minimal me çmimet e referencës dhe të tregut për atë zonë.
Gjithashtu, në vitin 2002, kur Irena Gjoka nuk kishte martesë zyrtare me Stefanaq Gjokën, ajo deklaron se ka depozituar 10 mijë euro në llogarinë e tij, ku të ardhurat pretendohet se janë siguruar nga shitja e një lokali.
Mirëpo, trupa e vetingut nuk ka marrë mundimin të kryejë asnjë verifikim.
Një nga shkresat kryesore dhe mundësia e justifikimit të pasurisë është bërë pikërisht lokali, ku qiramarrës janë vëllezërit e Irena Gjokës, të cilët prej shumë vitesh nuk kishin as lidhje me Fierin, pasi ndodheshin në emigracion në Greqi.
Por për këtë lokal, Drejtoria e Tatimeve në Fier ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontratë qiraje mes vëllezërve të Irena Gjokës dhe bashkëshortit të saj të mëvonshëm, Stefanaq Gjoka.
Një tjetër provë që rrëzon pretendimin se vlera e qirasë ka qenë 80 mijë lekë është fakti se shitja e dyqanit është bërë për 2 milionë lekë, pra sa vlera e qirave të dy viteve.
Jo vetëm kaq, por kontrata e qirasë e nënshkruar mes bashkëshortit aktual të Irena Gjokës dhe dy vëllezërve të saj emigrantë mban datën 13 shkurt 1996, edhe pse në deklaratën e vetingut flitet për qiramarrje që nga viti 1995 dhe të ardhurat llogariten që nga ajo kohë.
Në atë periudhë, Stefanaq Gjoka nuk kishte lidhje me gjyqtaren dhe vëllezërit e saj ndodheshin në emigracion në Greqi.
Pra, komisioni i vetingut nuk ka verifikuar as datën e kontratës, duke marrë të mirëqenë se të ardhurat nisnin që nga viti 1995, ndërkohë që kontrata është firmosur vetëm pas shkurtit 1996, çka automatikisht do të nxirrte të pajustifikuara 960 mijë lekë, ose 9.6 milionë lekë të vjetra.
Siç shihet në dokument, kontrata është e përpiluar në Word dhe është e shkruar me kompjuter, ndërkohë që në atë periudhë kompjuterët nuk ishin ende në përdorim të zakonshëm, madje edhe kontratat në zyrat noteriale përgatiteshin me makinë shkrimi.
Siguria për të kaluar procesin e vetingut duket se ka bërë që Irena Gjoka të mos përpiqet as ta afrojë këtë dokument me realitetin e kohës.
Jo vetëm shkrimi kompjuterik, por edhe referencat ligjore janë një tjetër element që nxjerr në pah dyshimet për falsifikim.
Në kontratë janë specifikuar nenet 801-825 të Kodit Civil. Një gjyqtare, që logjikisht duhet të ishte e informuar për ndryshimet ligjore, nuk ka marrë në konsideratë faktin se këto nene nuk ekzistonin në datën kur pretendohet se është nënshkruar kontrata.
Këto nene janë shtuar në Kodin Civil shumë vite më vonë. Megjithatë, këto detaje, si për komisionin e vetingut, ashtu edhe për SPAK-un, kanë mbetur të padukshme./Plug