Kryeministri grek del nga operacioni, flasin mjekët: Ja si është gjendja e tij
07/07/2017
Siç u njoftua më parë kryeministri grek Alexis Tsipras iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pas dhimbjeve të forta që pati gjatë natës së djeshme.
Zëdhënës të Kryeministrisë në Greqi, njoftuan se operacioni zgjati 30 minuta dhe përfundoi me sukses. Ndërhyrja u bë nga Dhimitris Theodorou, një nga kirurgët më të mirë në vend.
Kryeministri Tsipras u shtrua në spitalin “Eugenidio” pasditen e sotme rreth orës 15:00 për shkak të një sëmundje në kërthizë të quajtur hernia umbilikale, shkruan e përditshmja greke ProThema
Tsipras do të qëndrojë në spital edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.






