I armatosur deri në dhëmbë tentoi të futet në darkën elitare, neutralizohet në sekondën e fundit

Një incident i rëndë me armë ka tronditur mbrëmjen e White House Correspondents’ DinnerWashington, ku një person i armatosur ka hapur zjarr, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Sipas autoriteteve, i dyshuari – Cole Allen, 31 vjeç nga Kalifornia – ishte i pajisur me disa armë, përfshirë një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika. Ai u neutralizua nga forcat e sigurisë përpara se të arrinte të hynte në sallën kryesore të eventit.

Ngjarja ndodhi në ambientet e Washington Hilton, ku po zhvillohej darka prestigjioze dhe ku ishte i pranishëm edhe Donald Trump.

Sipas shefit të përkohshëm të policisë, Jeffrey W. Carroll, autori kishte dalë nga një zonë e improvizuar pranë hyrjes së sallës, ku niveli i sigurisë rezulton të ketë qenë më i ulët. Dëshmitarët tregojnë se ai ka nxjerrë një armë të gjatë nga një çantë, duke ngritur menjëherë alarmin.

I dyshuari u pa duke vrapuar drejt sallës së eventit, por u ndal në kohë nga forcat e sigurisë. Ai besohet se ishte gjithashtu mysafir në hotel.

Autoritetet konfirmojnë se Cole Allen ndodhet aktualisht në spital nën mbikëqyrje policore, ndërsa pritet të përballet me akuza të rënda. Sipas Todd Blanche, procedurat ligjore ndaj tij do të nisin shumë shpejt.

Gjatë ndërhyrjes, një agjent i shërbimit sekret mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi masat e sigurisë në një nga eventet më të rëndësishme të vitit në SHBA, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat.