Skandali në burgun e sigurisë së lartë të Durrësit
Një video që po qarkullon në rrjet ka nxjerrë në pah një skenë të pazakontë nga brenda një burgu të sigurisë së lartë, ku disa të dënuar shfaqen duke festuar në qeli.
Në pamje, të cilat duken të regjistruara me telefon, shihen persona që konsumojnë alkool, përdorin celularë dhe shfaqin edhe sende të tjera që normalisht janë të ndaluara në këto ambiente. Në këtë video shfaqen emra të njohur të botës së errët te krimit si: Lul Berisha, Fehmi Mziu, si dhe persona të përmendur si Astrit Avdulaj “Kapelja”, Islam Kasa “Mitralozi” dhe të besuar të Kel Arapit.
Pamjet japin idenë e një atmosfere feste brenda qelisë, larg rregullave strikte që karakterizojnë burgjet e sigurisë së lartë.
Videoja dyshohet se është filmuar në burgun e Peqinit dhe është mbajtur për një periudhë për verifikim para publikimit.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar për këtë video, ndërsa mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të nisin verifikime për rastin.






