Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës franceze Brigitte Bardot në moshën 91-vjeçare.

“Filmat e saj, zëri i saj, lavdia e saj verbuese, inicialet e saj, hidhërimet e saj, pasioni i saj bujar për kafshët, fytyra e saj që u bë Marianne. Brigitte Bardot mishëroi një jetë lirie”, shkroi Macron në një postim.

Presidenti francez thekson se Brigitte Bardot kishte një ekzistencë franceze, por edhe një shkëlqim global.

“Ajo na preku. Ne vajtojmë për një legjendë shekullore”, përfundoi ai.

Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze u bë një simbol seksi ndërkombëtar përpara se të hiqte dorë nga industria e filmit për t’u bërë aktiviste për të drejtat e

Bardot fitoi famë ndërkombëtare me filmin e vitit 1956 “Dhe Zoti Krijoi Gruan”, shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm Roger Vadim dhe për dy dekadat e ardhshme mishëroi idenë e “koteles së seksit”.

Megjithatë, në fillim të viteve ’70, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi dhe u bë gjithnjë e më aktive politikisht. Mbështetja e saj e hapur për të drejtat e kafshëve evoluoi në një mbështetje të hapur për Frontin Nacional të ekstremit të djathtë të Francës, duke u pasuar nga një sërë dënimesh për urrejtje racore.