“Evita shpk” është firma e famshme që vodhi pacientët të cilët i nënshtrohen dializës por nuk iu dha shërbim. Kujtojmë se më 20 tetor të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë e shpalli “Evita shpk” fituese të koncesionit për “shërbimin e hemodializës”, duke i dhënë asaj një kontratë 10 vjeçare.
Në fakt tani rezulton si kompania “Dia Vita sh.p.k , e cila” është bashkimi i “Evita” shpk dhe një përqindje të aksioneve nga Spitali Amerikan i Klodjan Allajbeut. Dhe deri më tani Klodjan Allajbeu dhe themeluesja e “EVITA” vajza e tij e xhaxhait Majlinda Fetiu kanë përfituar më shumë se 115 milionë lekë nga sa është vlera e koncesionit.

Por, këto vjedhje nuk i mjaftojnë një oligarku si Allajbeu, prandaj ata kanë trokitur në derën e ministres Ogerta Manastirliu dhe kjo e fundit iu ka bërë gati thesin me para, pa e menduar dy herë.
Kjo e fundit ka urdhëruar drejtoreshën e QSUT, Albana Ficon që të hartojë një tender për dyshen e fondeve të shëndetësisë. Themi kështu pasi të dhënat më poshtë tregojnë qartë që ky tender është hartuar posaçërisht për “Evita Shpk”.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sutura për Kardiokirugjinë”, për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 575 milionë lekë. Dokumente tregojnë që asnjë firmë tjetër nuk ka ofruar ofertë për këtë tender dhe ka paraqitur ofertë vetëm firma “Evita Shpk”, që administrohet nga Entela Saraçi, e cila më herët ka punuar për një kompani farmaceutike dhe për Spitalin Amerikan.

Duke qenë se tenderin e kanë pasur të taksur nga ministrja, Saraçi Kërçuku (pronari i ri me letra) dhe Allajbeu kanë dorëzuar ofertën me vlerë 573 milionë lekë, sa 97% e fondit limit.
Pa zbatuar asnjë rregull të ligjit për prokurimet, pa garë fare dhe me kosto të shtrenjtë, Albana Fico ka firmosur kontratën me “Evita shpk”. Kështu këto para “fluturuan” në xhepat e oligarkëve të shëndetësisë.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në skenë del Allajbeu. Sikur e thamë më lart përmes firmës “Diavita” ata kanë vjedhur milionat nga shërbimi i dializës por shërbime nuk kanë dhënë.






